Haxhiu akuza Vjosa Osmanit: Punëtorët në Kuvend po keqtrajtohen

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu e ka akuzuar kryeparlamentaren Vjosa Osmani për disa investime që sipas deputetes po bëhen në Kuvend, raporton Gazeta Express.

Ajo ka thënë se në Kuvend janë duke u bërë disa investime koti.

“Investimet koti për mua është investim koti ai që po ndodh në Kuvend të Kosovës përkatësisht në aneksin, para dy viteve është ndërtuar, nuk e di nuk e kam të qartë pse para dy viteve është dashtë të bëhen renovime që nuk po I shoh, vetëm disa dritare, pyetja ime është a është ndëshku kompania, pse këto shpenzime koti, punëtorët po keqtrajtohen ata që po i kryejnë punimet”, ka thënë ajo.

“Kërkoj trajtim të dinjitetshëm të punëtorëve që po i shoh cdo ditë në këto hapsira. Kryetare kisha dashtë këto mjete që të shkojnë te do familje që kanë nevojë”, ka thënë ajo.

Kësaj deklarate iu është përgjigjur Vjosa Osmani.

“Do ta lus sekretarin që të bisedojë me juve zonja deputete që ta dijë për cka e keni fjalën para se të dal të ju përgjigjem”, ka thënë Osmani./GazetaExpress/