Haxhiu paralajmëron protesta nëse stadiumi do të nis të ndërtohet në Prishtinë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, nuk e ka pritur aspak mirë idenë e LVV-së e LDK-së për ta zhvendosur planin për stadiumin e ri kombëtar nga Drenasi në Prishtinë.

Haxhiu, madje, ka paralajmëruar protesta dhe prolongim të projektit nëse nuk ndalet tentativa e partive që po mundohen ta krijojnë qeverinë e re, për ta nisur në kryeqytet ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar, shkruan Gazeta Sinjali.

“Tentativa me zhvendos Stadiumin Nacional do të shkaktoj protesta te qytetarët dhe për pasojë do të ketë prolongim të projektit. Ky ndoshta është edhe qëllimi i tyre”, ka shkruar mes tjerash Haxhiu.

Ai ka thënë se riaktualizimi i debatit për stadiumin është përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen nga problemi i mospajtimit që e kanë ndërmjet vete LVV e LDK.

Haxhiu megjithatë është shprehur i bindur që ndërtimi i stadiumit në Korreticë të Drenasit tanimë është punë e kryer.

Më poshtë, postimi i plotë i Haxhiut.