Haxhiu: Si është e mundur që Prokuroria nuk e ka intervistuar Kadri Veselin

Deputetja Albulena Haxhiu publikisht ka shtruar pyetjen se si është e mundur që Prokuroria nuk e ka intervistuar qe 6 vite Kadri Veselin, edhe pse i ka pasur në dispozicion videot e transmetuara këto ditë në KTV, ku emri i kryeparlamentarit përflitet lidhur me marrjen e 200 mijë eurove.

Postimi i plotë i deputetes së Vetëvendosjes:

Sipas medieve thuhet se Prokuroria që nga viti 2013 i ka pasur në dispozicion videot e transmetuara këto ditë në KTV. Si është e mundur që asnjëherë nuk e kanë intervistuar Kadri Veselin të paktën si dëshmitar nëse jo si të dyshuar?!

Pra janë në pyetje 6 vite mosveprim të prokurorisë!
Shteti i kapur ndryshe nuk është.

Mobilizim, angazhim, qytetari aktive deri në largimin e tyre nga pushteti!