Haziri: Në kohën e Rugovës nuk kemi pasur nevojë që të garojmë për emra pasi kishim lider

Haziri: Në kohën e Rugovës nuk kemi pasur nevojë që të garojmë për emra pasi kishim lider

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se gara për emra nuk ekzistonte në LDK kur kryetar i partisë ishte Ibrahim Rugova.

LDK ende nuk ka dalur me emrin e kandidatit për kryeministër për zgjedhjet e jashtëzakonshme që priten të mbahen ndërkohë që për këtë pozitë janë të përfolur shumë emra.

“Në kohën e Rugovës nuk kemi pasur nevojë që të garojmë për emra pasi kishim lider”, tha Haziri raporton Gazeta Express.

“E kemi pasur emrin. Emri ka qenë për president. Ne garonim vetëm për pozitën e presidentit dhe nuk na interesonte për pozitat tjera”, shtoi Haziri. /Gazeta Express/