Haziri s’pret marrëveshje finale të dialogut në Qeverinë Kurti

Vazhdimi i dialogut të nisur prej 8 vitesh, mes Kosovës dhe Serbisë tashmë ka mbetur në dorën e qeverisë së ardhshme. Madje është vlerësuar se ky process do jetë njëra prej sfidave më të mëdha pas formimit të kësaj qeverie.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një prononcim për Ekonomia Online, thotë se ai nuk beson që dialogu i nisur prej 8 vitesh, do të përmbyllet me njohje reciproke.

Haziri shton se ai nuk pret që në Qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga LDK dhe VV zhvillimet për procesin e dialogut të shkojnë me një dinamikë të madhe.

“Unë vazhdoj me besu tash e dy vitet e fundit që kemi një gjysmë finale politike dhe jo finale të madhe, është një gjysmë finale duke u përgatitë, ku një marrëveshje gjithëpërfshierse mund të dal në tavolinë, por a e detyron Serbinë me bë njohje reciproke edhe më tutje lëvizje të madhe sidomos në Evropë, por falë partneritetit me ShBA-në dhe emërimit të emisarit të vecantë të shtëpisë së bardhë, tregon qartë një seriozitet të politkës amerikane karrshi një marrëveshje gjithëpërfshierse”.

“Por nuk pres që zhvillimet të shkojnë në dinamikë shumë të madhe sepse prioritet do jetë ndërtimi i një qeverie, institucionet dalura pas zgjedhjeve do të marrin legjitimitet dhe ai legjitimitet kërkon veprime të kujdesshme karrshi zgjedhjes së problemeve të mëdha”.

Ndër prioritetet tjera të kësaj qeverie po synohet ç’kapja e shtetit, por që përmes mekanizmave të kësaj qeverie, një kapje e re e shtetit nuk do të lejohet.

Haziri thotë se LDK dhe VV, janë në linja të njejta sa i përket shpalljes së konkurseve dhe avansimeve pas zgjedhjeve.

“Gjithmonë ka qenë gardian i demokracisë LDK-ja, sado që është fragjile kjo demokraci por 20 vite pas përfundimit të luftës dhe 11 vite pas shpalljes së pavarësisë, demokracia në këtë shkallë që është zhvillu duhet të ruhet dhe duhet të avansohet në kuptimin e vendimarrjes, problemi kryesor në Kosovë po definohet me atë që quhet kapje e shtetit apo ndikim i politikës në shtet dhe ka ardhë koha që të ndryshon dhe ky ndryshim ka ardhë si pasojë e votimit të qytetarëve me 6 tetor”.

“…ka fitu opozita dhe opozita duhet të sillet karshi kësaj me përgjegjësi të madhe pasi është fitore e madhe dhe po pritet tashmë ndërtimi i një koalicioni të madh qeverisë, me një qeveri të vogël por funksionale dhe nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që kapja e shetit me qenë pjesë e kulturës politike dhe këtu kam nënkuptu që ne jemi në linja të njejta me Vetëvendosjen sa i përket shpalljes së konkurseve dhe avansimeve pas zgjedhjeve, në pozita, në lëvizjet në staf diplomatik dhe procese tjera që dëshiron byrokracia jonë me ndikim të poltikës me i ruajtë dhe akomodu interesat e saj politike, duhet të veprojmë kujdesshëm dhe mos të lejojmë në asnjë mënyrë që kjo të na ndodhë dhe e kundërta e kësaj është që duhet ta respektojmë kushtetutën dhe ligjin për cdo vendim që vie si pasojë e ndërtimit të qeverisë së re”.

Tutje Haziri tha se Qeveria e ardhshme assesi nuk duhet të lejojë që në funksion të jetë individi, por vetëm kushtetua e vendit.

“Temat e mdhaja, janë programi qeverisës, ekonomia, edukimi, probelmet e mëdha me fqinjët verior sic është dialogu drejtë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, tejkalimi i tensioneve me NATO-n, BE-në dhe partnerët e mëdhajë sepse ata e kan bërë të qartë se me popullin e Kosovës kanë partneritet të vazhdueshëm, por politikanët këtu nuk e kanë sigurinë dhe nuk mund ta kenë atë lidhje që e ka populli i Kosovës, kështu që ka ardhë koha që këtë ndryshim me përgjegjësi karrshi këtyre situatave duhet me u sjellë dhe vërtetë me leju që në funksion të jetë vetëm kushtetuta dhe jo roli i individit”. /Ekonomia Online/