HELP përkrahë edhe gjashtë të rinjë nga komuna e Hanit të Elezit

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti sot në takim pune znj.Shqipe Breznica, Koordinatore e Projektit nga organizata Help dhe z.Gent Saraçi nga ky projekt.
Takimi është realizuar me qëllim të nënshkrimit të marrëveshjes edhe me gjashtë përfitues në kuadër të programit trajnues “Programi i Trajnimit për Vetëpunësim”

Ky program është i financuar nga projekti i USAID-it EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).
Sipas znj.Shqipe Breznica, Koordinatore e Projektit nga organizata Help, nga Komuna e Hanit të Elezit përveç 13 përfituesëve nga procesi i rregullt i aplikmit do të përfitojnë edhe 6 aplikues nga lista rezervë të cilët kanë aplikuar në fazën e parë.

Ajo tha se nga procesi i prokurimit është arritur të kursehen mjetet e nevojshme që të finansihen edhe këta kandidatë që bënë komunën e Hanit të Elezit me 19 të rinjë ndër përfituesit më të mirë në këtë projekt. Ajo uroi përfituesit dhe falënderoi komunën e Hanit të Elezit në të gjitha fazat e bashkëpunimit.

Ndërsa kryetari Suma në emër të komunës së Hanit të Elezit dhe të përfituesëve, falënderoi projektin e USAID-it EMPOWER Sektori Privat, që në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) mundësuan “Programin Trajnimit për Vetëpunësim” për të hapur mundësin për të rinjët për vetëpunësim