Heshtje parazgjedhore në Kosovë

Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave në pjesën veriore të Kosovës, sot mbretëron heshtja parazgjedhore.

Në garë për kryetarë të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut janë kandidatët e PDK-së, VV-së dhe Listes Serbe.

Zgjedhjet të cilat do të mbahen nesër, vijnë si rezultat i dorëheqjeve të ofruara nga kryetarët e katër komunave të ndikuar nga politika e Beogradit në shenjë proteste për vendosjen e taksës 100% nga Qeveria e Kosovës ndaj mallërave serbe.