Hidrodrini i Pejës:Vlojeni ujin para se ta pini

Ndërmarrja “Hidrodrini” në Pejë kërkon nga komsumatorët e saj, që ujin për pije, para përdorimit ta vlojnë në kushte shtëpie.

“Njoftim me rëndësi për konsumatorë

Për shkak të temperaturave në ngritje, rezultat i të cilave po pason shkrirja e borës nëpër zonat malore, konsumatorët tonë, të tërë zonës së mbulueshmërisë, në komunat, Pejë, Istog, Deçan, Klinë dhe Junik janë të lutur që ujin për pije, para përdorimit ta vlojnë në kushte shtëpie.

Thirrja vlen deri në njoftimin e radhës!

Me respekt;
Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë”-thuhet në njoftim.