Hillary Clinton i shkruan letër Ramush Haradinajt

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, e ka pranuar një letër falënderimin nga ish-sekretarja e shtetit amerikan Hillary Clinton për organizimin e ceremonisë së 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se ish-sekretarja amerikane do të jetë gjithmonë një mike dhe aleate e veçantë e Kosovës.

“Jashtëzakonisht i nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton, për organizimin e 20- vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, dhe pamundësinë që ajo të ishte e pranishme në këtë ngjarje të rëndësishme. Ish sekretarja Clinton u rreshtua në të drejtën tonë për liri. Sot, dhe përgjithmonë ajo mbetet mikja dhe aleatja jonë më e veçantë”.

Në ndërkohë, në këtë letër drejtuar Haradinajt, që mban datën 30 korrik 2019 Clinton e ka falënderuar këtë të fundit edhe për pullën postare me imazhin e saj.

“Clinton, përmes kësaj letre shpreh falënderimin e posaçëm për dërgimin e pullës postare të punuar me imazhin e saj. Ndihem i lumtur për vlerësimin e ish sekretares Clinton rreth udhëheqjes sime si kryeministër, gjithmonë në përpjekje për të ndërtuar një të ardhme prosperuese për popullin e vendit tim!”.