“Hiqni duart nga Kosova”, baneri në ndeshjen Shqipëri – Francë

Në ndeshjen që u zhvillua sonte në stadiumin e sapoinauguruar “Air Albania” në Tiranë, ndërmjet Shqipërisë dhe Francës ne kualifikimet për Euro 2020 është shfaqur një baner në gjuhën angleze me porosinë “Hiqni duart nga Kosova”. Nuk dihet kujt i është drejtuar ky baner që po shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale.

Tifo grupe nga Kosova gjithmonë përkrahin Kombëtaren Shqiptare në ndeshjet futbollistike. Edhe në këtë ndeshje nuk mungoi përkrahja e tifogrupeve nga Kosova. Baner tjetër që ra në sy është edhe ai në përkrahje të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Astrit Deharit që vdiq para tvi viteve në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Tifozët shpalosën banerin ku shkruhej, “Drejtësi për Astritin”, shkruan lajme365. Franca ka mposhtur Shqipërinë

me ruzultat 0-2./lajme365/