Holanda paralajmëron shtetasit e saj për vizitat në Shqipëri

Ministria e Jashtme e Holandës ka lëshuar një paralajmërim për shtetasit holandezë të cilët e vizitojnë Shqipërinë.

Në njoftimin e saj, Ministria e Jashtme e Holandës thekson:

“Zgjedhjet lokale janë planifikuar në Shqipëri më 30 qershor 2019. Tensionet politike mund të rriten në prag të zgjedhjeve. Mund të ketë demonstrime. Ekziston rreziku i përdorimit të dhunës. Jini të vëmendshëm dhe shmangni vendet ku ka demonstrime ose tubime. Ndiqni lajmet për vendin ose zonën ku ndodheni ose udhëtoni, për shembull nëpërmjet medias (sociale).”

Shqipëria është vërshuar një numër incidentesh si pasojë e rritjes së tensioneve politike në mes pozitës e opozitës lidhur me caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale.