Horror në Zvicër, shqiptari vret gruan me thikë në sy të djalit dhe arratiset bashkë me fëmijën

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, është arrestuar pasi vrau gruan e tij me thikë në sy të djalit dhe u arratis në Zvicrën lindore me të.

Sipas gazetës Blick, vrasja në Dietkon ndodhi të hënën pasdite dhe personi me emrin Ilir B nga Maqedonia e kishte vrarë me thikë gruan e tij.

Autori i krimit u kap më pas në Trübbach SG. Sipas medias së huaj, një anëtar i familjes i vrasësit thotë se çifti jetonte veçmas. “Ajo i kishte thënë atij se nuk lejohej të shihte katër fëmijët për ca kohë. Ai së fundmi u lejua t’i vizitojë ata përsëri, kështu që ai mori me qira një dhomë afër shtëpisë së tyre”.

Një mik i viktimës është tronditur: “gjithçka është shumë e pabesueshme dhe tragjike”. Luiza është përpjekur që sa kohë të shpëtojë nga ai, sepse ishte i dhunshëm dhe e keqtrajtoi”.

Një fqinj në vendngjarje ka bërë të ditur se e kishet dëgjuar në mëngjes burrin duke bërtitur. Policia e Zyrihut informon se Ilir B. ishte në proces gjyqësor në shkurt të vitit 2018 për dhunë në familje dhe kërcënim ndaj gruas së tij. / Lapsi.al