Hoti akuzon Qeverinë PAN për abuzim me rezervën shtetërore

Avdullah Hoti i LDK-së ka akuzuar Qeverinë e koalicionit PAN për abuzim me rezervën shtetërore.

Sipas tij kjo Qeveri ndau 95 mijë euro për të kompensuar zyrtarët për një punë, për të cilën ata e marrin pagën e rregullt.

Postimi i plotë i Hotit:

Më 23 maj 2019, Qeveria PAN ndan 95 mijë euro për të kompenzuar zyrtarët për një punë për të cilën ata e marrin pagën e rregullt.

Nëse këta zyrtarë, në kryerjen e detyrave që ju ka ngarkuar Qeveria me vendimin nr.10/98 të 18 prillit 2019, do të punonin më shumë se 40 orë në javë, atëherë vlejnë rregulloret për kompenzim të orëve mbi normë.

Çdo qasje tjetër lidhur me këtë çështje paraqet shkelje ligjore, të cilën auditori i brendshëm dhe auditori i përgjithshëm duhet ta evidentojnë.