Hoti deklarohet për takimin me Edi Ramën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës ka pritur në takim homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama.

”Kosova dhe Shqipëria i kanë të gjitha mundësitë që ta thellojnë bashkëpunimin edhe më tej si partnerë të natyrshëm dhe strategjik në procesin e realizimit të synimeve integruese euroatlantike”, ka shkruar Hoti në Facebook, përcjell Lajme365.

Ai thotë se me Edi Ramën biseduan edhe për gjendjen e re të krijuar në vend, duke theksuar  se Republika e Kosovës tashmë ka një kulturë të dëshmuar institucionale për t’i përballuar me dinjitet sfidat e tilla, që natyrisht nuk janë të lehta.

Hoti ka falënderuar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama,  për mbështetjen e përhershme që Shqipëria i ka dhënë Kosovës, dhe thotë se me kënaqësi pranova edhe ftesën nga kryeministri Rama për ta vizituar në Tiranë, këtë të premte, më 3 korrik./lajme365.com

Pata nderin ta pres kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e falënderova për mbështetjen e…

Posted by Avdullah Hoti on Monday, June 29, 2020