Hoti: Është e rëndësishme që Kuvendi ta miratojë buxhetin

Kryeministri Avdullah Hoti përmes një shkrimi në facebook ka thënë që është tepër e rëndësishme që sot Kuvendi të miratojë buxhetin e rishikuar për 2020, si dhe të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare për grante dhe kredi.

Kjo na hap rrugë për të vazhduar me pagesën e masave të mëhershme për të papunë dhe biznese, si dhe për të nisur zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. Fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 mil euro është pjesë e këtij buxheti.-shkruan tutje Hoti/lajme365/