Hoti: Gjatë Qeverisë PAN, gjendja ekonomike në Kosovë është përkeqësuar

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se gjatë Qeverisë PAN, gjendja ekonomike në Kosovë është përkeqësuar. Në një postim në FB ai ka theksuar se në të gjithë treguesit ekonomik, Qeveria LDK ka performuar më mirë.

Postimi i Hotit:

Gjatë Qeverisë PAN, gjendja ekonomike është përkeqësuar:

  • Trendi i të hyrave ka rënë, i shpenzimeve është rritur.
  • Trendi i importit është rritur, eksporti i njëjtë.
  • Papunësia është rritur.
    SHIHNI VIDEO ku krahasohen tri qeveritë e fundit: PDK 2011-2014, LDK 2014-2017 dhe PAN 2017-2019. Në të gjithë treguesit ekonomik, Qeveria LDK ka performuar më mirë. Shihni shifrat dhe gjykoni vetë.