Hoti i LDK-së kërkon përgjigje nga Presidenti i Kosovës

Avdullah Hoti nga LDK-ja tha sot se emërimi i një spiuni serb si këshilltar i Presidentit paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Ai ka pyetur se si është e mundur që Presidenti nuk ka qenë në dijeni për të kaluarën e këtij personi, kur dy ish shefa të AKI-së punojnë si këshilltarë të tij. Hoti ka kërkuar përgjigje nga Presidenti edhe në disa pyetje.

Postimi i plotë i Hotit në FB:

Emërimi i një spiuni serb si këshilltar i Presidentit paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Si ka mundësi që Presidenti nuk ka qenë në dijeni për të kaluarën e këtij personi kur dy ish shefa të AKI-së punojnë si këshilltarë të tij?! Ndërkaq, shefi aktual i AKI-së, që i përgjigjet edhe Presidentit, ka qenë Drejtor i Policisë kur ky person i sigurimit serb ishte burgosur nga Policia e Kosovës.

Por, përse Presidenti emëron një spiun serb në kabinetin e tij?! Kush ia ka kërkuar emërimin e këtij personi?! Për këtë Presidenti duhet të përgjigjet.