Hoti: Komuna e Prishtinës ka suficit prej 23.3 milion euro

Avdullah Hoti i LDK-së tha se Komuna e Prishtinës ka suficit prej 23.3 milion euro në dy vitet e fundit. Ai pohon se këto mjete nuk janë shpenzuar si rezultat i dembelisë e mosdijes të udhëheqësisë së Komunës për ti kryer projektet kapitale.

Hoti thekson se Komuna e Prishtinës në 2018 ka shpenzuar vetëm 43% mjeteve për investime kapitale, që sipas tij, është niveli më i ultë i realizimit të projekteve kapitale krahasuar me të gjitha komunat e Kosovës.

Postimi i plotë i Hotit në FB:

PRISHTINËS I TEPROJNË 23.3 mil EURO NGA VITET 2017 DHE 2018

Komuna e Prishtinës në 2018 ka shpenzuar vetëm 43% mjeteve për investime kapitale, që është niveli më i ultë i realizimit të projekteve kapitale krahasuar me të gjitha komunat e Kosovës.

Si rezultat i dembelisë e mosdijes të udhëheqësisë së Komunës për të kryer projektet kapitale, Komuna e Prishtinës ka suficit prej 23.3 milion euro.

Prej tyre, 9.5 mil euro janë mjete që nuk janë shpenzuar që nga viti 2017, dhe 13.8 mil euro nga viti 2018.

Sa parqe, rrugë e ndriqim do të ishin kryer me 23.3 mil euro? Sa shkolla do të ishin pajisur me kabinete për punë praktike për nxënës? Sa drunjë do të ishin mbjellë? Sa parkingje do të ishin ndërtuar?

(Këto të dhëna janë nga raporti financiar për 2018 i Qeverisë së Kosovës)