Hoti kundër Veselit: Kërkojnë Komision Hetimor për të larë veten

Avdullah Hoti nga LDK-ja ka kritikuar iniciativën e Kadri Veselit për Komision hetimor parlamentar, i cili parashihet të hetojë e pastrojë listat e veteranëve të UÇK-së, në mënyrë që të ndalet fryrja e listave nga komandantë e veteranë mashtrues.

Hoti tha se Komisioni hetimor nga PDK-ja po kërkohet për ta larë veten.

“Këtë çështje nuk e zbardhë Komisioni Hetimor parlamentar, por drejtësia e guximshme, e pavarur politikisht dhe e pa thyeshme përballë kërcënimeve”, theksoi Hoti.

Postimi i plotë i Hotit në FB:

I pesëfishojnë listat e veteranëve me mashtrues, e kërcënojnë prokurorin që hetonte veteranët e rrejshëm dhe ata që ju mundësuan të futen në lista, nuk e zbatojnë ligjin në fuqi për kufizimin e shpenzimeve për pensionet e veteranëve në 0.7% të Bruto Produktit Vendor.

E tash kërkojnë Komision Hetimor për të larë veten.

Këtë çështje nuk e zbardhë Komisioni Hetimor parlamentar, por drejtësia e guximshme, e pavarur politikisht dhe e pa thyeshme përballë kërcënimeve.

Ne, Lidhja Demikratike, në qeverine e ardhshme do të sigurohemi për të pasur një gjyqësorë të tillë, i cili është parakusht për të ardhmen demokratike dhe evropiane të shtetit të Kosovës.