Hoti pret heqjen e vizave gjatë presidencës së Gjermanisë me BE

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përshëndetur marrjen e presidencës së BE-së nga Gjermania.

“Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së, në një kohë shumë sfiduese për shëndetin dhe ekonominë e Evropës”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka shprehur pritjet e tij për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës gjatë udhëheqjes gjermane me BE-në.

“I jemi shumë mirënjohës Qeverisë Gjermane për angazhimin e vazhdueshëm për zgjerimin e BE-së, duke i afruar vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe presim që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shtuar kryeministri Hoti.