– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është përgjegjëse për ngjarjet sportive e kulturore, të cilat mund të zhvillohen vetëm sipas udhëzimeve të parapara në manualin për mbrojtje nga covid19. Një komision do të funksionojnë brenda ministrisë për miratimin e ngjarjeve të tilla.

– Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, së bashku me AVUK-un, të inspektojë zbatimin e masave me mbështetje të policisë.

– Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes ambasadave tona të njoftojë  bashkatdhetarët për masat që janë në fuqi në Kosovë, si dhe kërkesat e vendeve përkatëse kur bashkatdhetarët të kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë.

– Ministria e Shëndetësisë të mbajë konferencën e rregullt me medie për të informuar qytetarët me gjendjen dhe masat që duhet respektuar, në veçanti masat që do të ndërmerren për fundvit.

Në anën tjetër, Ministri Zemaj po punon shumë në sigurimin e vaksinës me partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilëve u jemi borxhli përgjithmonë për mbështetjen në këtë kohë të vështirë.

Unë i ftoj të gjithë qytetarët të kenë kujdes maksimal në javët në vijim, kur virusi mund të përhapet masivisht.

Le të përgatitemi për festë në familjet tona. Të evitojmë çfarëdo ngjarje ku ka grumbullim të njerëzve. Të ruajmë nga virusi prindërit tanë, të moshuarit, ata me shëndet të dobët, të sëmurët kronik. Të ndihmojmë mjekët dhe infermierët tanë të mos kenë ngarkesë, në mënyrë që të festojnë edhe ata me familjet e tyre.

Në Kosovë, që prej mesit të muajit mars, e deri më 18 dhjetor, janë regjistruar 48.337 raste me koronavirus. Prej tyre, 1.240 persona kanë vdekur./Telegrafi/