Hoti: Qeveria subvencionon frizeret

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka subvencionuar frizeret.

Sipas tij raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit dëshmon se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka subvencionuar një frizere.

Hoti tha se drejtësia do të merret me këto raste, herët apo vonë.

Postimi i plotë i Hotit në FB:

Raporti i Auditorit per 2018 deshmon se Ministria e Inovacionit dhe Ndermarresise ka subvencionuar nje frizere.

Pse taksat e qytetareve duhet te jepen subvencion per frizere? A perben ky lloj biznesi interes publik qe duhet te subvencionohet? A perben ky lloj biznesi inovacion, per te cilen ceshtje eshte themeluar kjo Ministri?

Te gjithe frizeret kane te drejta te barabarta, dhe nuk do te quditesha nese te gjitha kerkojne subvencionim.

Komisioni per Mbikeqyrje te Financave Publike do te shqyrtoje me kujdes kete raport. Ligjit askush nuk do t’i ike, drejtesi do te kete sado e vonuar.