Hoti reagon pasi Lumir Abdixhiku zgjidhet kryetar i LDK-së

Delegatët e LDK-së, sot kanë zgjedhur Lumir Abdixhikun si kryetar të ri të kësaj parti me shumic votash.

Pas zgjedhjes së Abdixhikut si kryetar, figura të shumta dhe të njohura  brenda LDK-së e kanë uruar për detyrën e re.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, raporton LAJME365.

”Urime të gjithë anëtarëve të LDK-së për një Kuvend Zgjedhor demokratik. Urime Kryetarit Abdixhiku, shëndet e suksese. Do ta ketë mbështetjen e plotë të të gjithëve. Na presin sfida.”,ka Shkruar Hoti në Facebook.

Ai ka falënderuar edhe Lutfi Hazirin e Beisan Mustafën për kontributin e tyre në këtë garë, si dhe ish kryetarin Isa Mustafa për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë 11 viteve në krye të LDK-së.

Postimi pa ndërhyrje i Avdullah Hotit:

Urime të gjithë anëtarëve të LDK-së për një Kuvend Zgjedhor demokratik. Urime Kryetarit Abdixhiku, shëndet e suksese. Do ta ketë mbështetjen e plotë të të gjithëve. Na presin sfida.
Falënderime z. Lutfi Haziri dhe z. Besian Mustafa për kontributin e tyre në këtë garë.
Kryetarin Isa Mustafa e falënderoj për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë 11 viteve në krye të LDK-së./lajme365.com