Hoti: S`kemi marrëveshje me PDK`në për votimin e buxhetit

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka konfirmuar sot se nuk ka marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), për votimin e Projektligjit për buxhetin, shkruan Gazeta Express.

Hoti ka theksuar se ata e kanë votuar Ligjin për Rimëkëmbje pasi në të u përfshinë edhe disa amendamente të propozuara nga PDK-ja.

“Ne e kemi dorëzuar draftligjin për buxhetin. Presim që të kryhen procedurat parlamentare. Nuk kemi marrëveshje me PDK-në për buxhetin. Për Ligin për Rimëkëmbje ata kanë propozuar disa amendamente ne i kemi pranuar dhe ata e votuan Ligjin. Për buxhetin nuk kemi marrëveshje”, ka thënë Hoti.

Në këtë konferencë u dhanë sqarime për tërheqjen e 10% nga Fondi Pensional i Kosovës (Trusti).

Sistemi online për tërheqjen e këtyre mjeteve do të hapet të premten në ora 15:00.

Platforma e re është Trusti10.org. /Gazeta Express/