Hoti thërret konferencë në ora 16:00! A do të inicojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme?

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të mbajë konferencë për media. Nuk dihet nëse Hoti do të propozojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Në një njoftim nga zyra e Kryeministrit është bërë e ditur se Hoti do të mbajë konferencë në orën 16:00, në oborrin e Qeverisë.

“Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për medie”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Kryeministri Hoti ka thënë se Kosova po shkon drejt shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Hoti sot do të mbajë takim me komitetin e menaxhimit të pandemisë, ku do të vendos se a do të shpallet ose jo gjendja e jashtëzakonshme.

Kjo pasi rastet me COVID-19 në Kosovë janë rritur dukshëm, e po ashtu edhe vdekjet si pasojë e koronavirusit.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 4715. Ndërkaq 101 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.