Hoxhaj në Washington kërkon përmbylljen e dialogut me njohje të ndërsjellë

Zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili po qëndron për vizitë në SHBA, ka zhvilluar takime me përfaqësues të Këshillit për Siguri Kombëtare të SHBA-së në Washington, John Erath dhe William Berkley.

Hoxhaj ka theksuar se me Erath dhe Berkley ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë, me theks të veçantë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij, duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

“Theksova se dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB dhe se roli i SHBA-së si dhe disa vendeve të BE-së është kyç për arritjen e një marrëveshjeje afatgjate dhe të zbatueshme”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.