Hoxhaj pret njohje nga Vatikani

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar Nuncin Apostolik të Vatikanit për Kosovën, Monsinjorin Jean-Marie. Hoxhaj pohon se me të ka zhvilluar diskutim të shkëlqyeshëm për Kosovën. Sipas tij, në fazën finale të shtetndërtimit të Kosovës, njohja nga Selia e Shenjtë është e domosdoshme.

Postimi i plotë i zëvendëskryeministrit Hoxhaj në Twitter:

Diskutim i shkëlqyeshëm me Nuncin Apostolik të Vatikanit për Kosovën, Monsinjorin Jean-Marie. Vatikani është mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës, ndërsa tani kur jemi afër fazës finale të shtetndërtimit, njohja nga Selia e Shenjtë është e domosdoshme“.