Hoxhaj pyet gazetarët: A jeni gati për pjesën e dytë të dramës?

Pas pak pritet të fillojë seanca për votimin e presidentit të Kosovës.

Pasi hyri në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, iu drejtua gazetarëve të cilët po qëndronin në holl.

“A jeni gati për pjesen e dytë të dramës?”.

Hoxhaj u shpreh kështu pas zhvillimeve të djeshme me Ligjin për Zgjedhjet.

Si kandidatë për presidentë janë paraqitur Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Akoma nuk ka filluar seanca për votimin e kreut të ri të shtetit.