Hoxhaj: Qëllimi ynë është një qeveri e vogël dhe efikase

Në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë, nënkryetari i kësaj partie Enver Hoxhaj ka vënë në dukje qëllimet e Dekadës së Re, si rritja ekonomike dhe cilësia e jetesës, por edhe qëllimet e mandatit qeverisës.

Me këtë rast ka theksuar se qëllimi është krijimi i një qeverie të vogël dhe efikase.

“Dekada e Re, ka prioritet mirëqenien e qytetarëve në Pejë dhe kudo në Kosovë. Si shtet i vogël ajo që mund të bëjmë është zhvillimi i ekonomisë dhe rritja e cilësisë së jetës përmes edukimit cilësor, shëndetësisë efikase dhe mjedisit të pastër. Ndërsa, këtë mandat qëllimi ynë është një qeveri e vogël dhe efikase që punon në këtë drejtim”, potencoi Hoxhaj, njoftohet në web faqen e PDK-së.