Hoxhaj: Vetëvendosje e ka frikë qeverisjen, nuk kanë njerëz e as dije për të qeverisur

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se Vetëvendosje nuk e ka seriozisht mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Enver Hoxhaj ka thënë se Vetëvendosje e ka frikë qeverisjen, nuk kanë njerëz, as dije e as përvojë për të qeverisur

“VV asnjëherë nuk ka bërë kërkesë zyrtare për një takim të tillë, nuk munden thirrje të tilla të bëhen në studio televizive. Le t’i sjellin 40 nënshkrime në Kuvend. Jemi të gatshëm të takohemi nëse na bëjnë ftesë zyrtare.”, ka thënë Hoxhaj në Rubikon.

“Vetëvendosje e ka frikë qeverisjen, nuk kanë njerëz, as dije e as përvojë për të qeverisur. Nuk e kanë seriozisht mocionin e mosbesimit”, ka thënë Hoxhaj.

Tags: , ,