Hudhen lule në Lumbardhin e Prizrenit në kujtim të aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu

Me nga një lule në dorë të cilat më pas i hudhen në Lumbardh, miq, dashamirë, qytetarë e disa zyrtarë të institucionëve , ishin tubuar të shtunën në sheshin e Lidhjes në Prizren,  për të shënuar  9 vjetorin e shuarjes së aktorit të madh shqiptar me famë botërore, Bekim Fehmiu,  në kujtim të  figurës dhe veprës së tij. Njëri nga iniciatorët e këtij aktiviteti simbolik përkujtimor, Fahri Musliu, tha se jemi mbledhur që të mbajmë gjallë kujtimin për Bekimin, ndërsa kritikoi institucionet dhe komunitetin artistik që nuk kanë paraparë ndonjë aktivitet në përkujtimor të aktorit tonë të madh. Ai tha se, Bekim Fehmiu, do të mbahet gjallë fal veprës së tij në kinematografinë botërore. Gazetari dhe publicisti, Fahri Musliu, tha më tej se, Prizreni duhet të bëjë më shumë për, Bekim Fehmiun. Miku i fëmijërisë, Salajdin Krasniqi, evokoi disa kujtime që nuk i shlyen nga memoria, kur Bekim Fehmiu, po arrinte shkëlqimin e tij të madh në kinematografi. Ndërkaq, iniciatori tjetër i këtij tubimi, aktori Xhevdet Doda, lexoi disa nga deklaratat e shumta që kishte bërë në shtypin e kohës, Bekim Fehmiu. Iniciatorët e këtij aktiviteti, shprehën besimin se vitin në vijim kur mbushen 10 vjetë nga vdekja e ,Bekim Fehmiut, instituconet tona do të përkujtojnë më me shumë dinjitet figurën madhore të aktorit të famshëm shqiptar.