Hulumtimi i Insajderi për vaksinat, Ymeri: Qytetarëve mbylljen, mediave gjyqin dhe pushtetit vaksinat

Analisti, Visar Ymeri ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë se  ka autorizuar policinë e Kosovës që të iniciojë rast në drejtim të veprës penale “Zbulim të fshehtësisë zyrtare” pas konferencës së djeshme të mbajtur nga ministri Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ymeri ka shkruar se kur pritnim të gëzoheshim me ndonjë lajm të mirë për vakcinim masiv, dëgjuam e u shokuam me kërcënim ndaj lirisë së shtypit.

“Kur pritnim të gëzoheshim me ndonjë lajm të mirë për vakcinim masiv, dëgjuam e u shokuam me kërcënim ndaj lirisë së shtypit. Qytetarëve mbylljen. Mediave gjyqin. Pushtetit vakcinat. Nalnu more se s’kanë kalu 100 ditë”, ka shrkuar Ymeri./Insajderi.org