Humb jetën miku i Kosovës

Në moshën 83 vjeçare ka humbur jetën diplomati austriak Albert Rohan.

Albert Rohan ka qenë ndër mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës.

Bashkë me diplomatik finlandez Marti Ahtisari, ka qenë hartues i pakos që solli pavarësinë e Kosovës, e njohur si “Plani i Ahtisarit”.

Liderë të shumtë të vendit dhe ndërkombëtarë kanë publikuar mesazhe ngushëllimi për humbjen e mikut të Kosovës, Albert Rohan.