Humb jetën në një aksident të tmerrshëm futbollisti i FC Kosova Regensburg, Amir Ademi

FC Kosova Regensburg është thellësisht e tronditur dhe e shokuar nga lajmi tragjik i vdekjes së Amir Ademit. Mëngjesin e së mërkurës, drejtuesit dhe ekipi pranuam lajmin e tmerrshëm se Amir Ademi kishte vdekur një natë më parë në një aksident trafiku midis Abensberg dhe Arnhofen, njofton faqja zyrtare e klubit shqiptar në Gjermani . Një vdekje e tmerrshme, pasi ai u dogj në makinën e tij. Për dy vite e gjysmë 22-vjeçari ishte në FC Kosova Regensburg dhe u konsiderua një talent i shkëlqyeshëm.

I gjithë ekipi i FC Kosova Regensburg është thellësisht i tronditur dhe i shokuar nga lajmi për vdekjen e Amir Ademit. “Është një humbje e jashtzakonshme. «Amiri ishte veçanërisht i dashur, një rreze dielli në ekip. Amir do të qëndrojë gjithmonë në zemrat tona», thuhet në komunikatën e ekipit. Shoqata i shpreh ngushëllimet e saj familjes dhe i uron shumë forcë në këto orë të vështira. Amir Ademi lë pas, prindërit e tij, një motër më të vogël dhe një vëlla më të vogël, thuhet në njoftimin e klubit FC Kosova Regensburg.