Humb jetën një 10 vjeçar në Drinin e Bardhë

Një 10 vjeçar është mbytur dje në ujërat e Drinit të Bardhë.Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili njoftoi se, Odise Naim Thaçi nga fshati Kramovik, humbi jetën të shtunën.

“Të shtunën në ujërat e Drinit të Bardhë, u mbyt fëmiu 10 vjeçar, Odise Naim Thaçi nga Kramoviku.

Në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit për familjarët, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta.

Vdekje si kjo e Odiseut na pikëllojnë të gjithëve.

Pusho në paqe, Odise”, ka shkruar Latifi në Facebook.