Humbja e madhe në Mitrovicë, jep dorëheqje një nga figurat kryesore të VV-së?

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje! në Mitrovicë sot ka thirrur mbledhjen e kryesisë pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet lokale me 17 tetor, shkruan Gazeta Insajderi.

Aty pritet të diskutohet procesi zgjedhor dhe ajo pritet të mbahet nga ora 16:00.

Media lokale, Jepi Zë mëson se nga pikat e kësaj mbledhjeje do jetë edhe dorëheqja e Faruk Mujkës, kryetarit të VV në Mitrovicë.

Faruk Mujka udhëheq Vetëvendosjen e Mitrovicës për disa vite, ndërsa në zgjedhjet e fundit ajo doli e dyta (34,40%), kurse në asamble fitoi rreth 30% të votave.

May be an image of 3 people and people standing