Humbja në sekondën e fundi ia mohon kalimin në gjysmëfinale Alvin Karaqit (Video)

Karateisti Alvin Karaqi e ka mbyllur me fitore garimin në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Garuesi ynë mposhti medalistin e bronztë të Evropës, malazezin, Nikola Maloviq.

Pavarësisht fitores, humbja në sekondën e fundit nga ukrainasi, Valerii Chobotov, nënkampion bote, ia mohon kalimin në gjysmëfinale garuesit tonë. Alvini ishte duke fituar 3:1 ndaj ukrainasit në luftën e dytë, por një Ippon i kundërshtarit në sekondën e fundit bëri që garuesi ynë të mos fitojë luftën.

Në luftën e parë, Alvini pësoi humbje nga kampioni i botës, kroati, Ivan Kvesiq.

Karaqi përfundoi i treti në grupin B. Në kategorinë e tij, deri në 84 kilogramë, morën pjesë tetë garuesit më të mirë të Evropës, të ndarë në dy grupe.