Humoristi Cima i infektuar me COVID-19, kërkohet gjak nga ata që e kaluan virusin

Humoristi i njohur shqiptar, Rasim Thaçi-Cima, është duke u përballur me COVID-19.

Vajza e tij, këngëtarja Adelina Thaçi-Meta, ka bërë një postim në rrjete sociale me anë të të cilit kërkon gjak prej atyre që kanë kaluar coronavirusin.

Kjo pasi i duhet të marrin antitrupat dhe njofton se u nevojiten përmbi 50 antitrupa.

Ky është postimi i plotë i Adelinës:

“Përshëndetje miq. Kërkojmë urgjent persona që sapo kanë kaluar COVID-19, e që kanë grupin e gjakut A pozitiv apo A Negativ, sepse na duhet që përmes gjakut të tyre të ju marrim antitrupat.

Kjo është për babin tim, na duhet përmbi 50 Antitrupa.

Ju faleminderit paraprakisht nëse dikush shpreh vullnetin e ka mundësinë.

Me respekt, Adelina Thaçi.

Për detaje më kontaktoni në mesazhe”.

Adelina Thaçi-Meta (Foto: Instagram)

Kujtojmë që edhe Adelina muaj më parë ka qenë e infektuar me COVID-19. /Telegrafi/