Hungaria do të mbrojë shtetet baltike

Forcat ajrore të Hungarisë kanë marrë në përgjegjësi të tyre kontrollin e hapësirës ajrore të Detit Baltik. Kështu, Hungaria, në cilësi të “policit ajror”, do të kujdeset për sigurinë e hapësirës ajrore të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Lituanisë, forcat ajrore hungareze në këtë detyrë i trashëgojnë forcat ajrore të Spanjës dhe Britanisë së Madhe.

Viteve të fundit ka ngritje konstante të tensioneve në mes të shteteve anëtare të NATO-s dhe Rusisë. Sfiduese në këtë aspekt vazhdon të mbetet sidomos kontrolli i hapësirës ajrore në rajon.