Huper: Merkel ka bllokuar marrëveshjen Thaçi- Vuçiq, Makron në vizitë vëzhguese

Hashim Thaçi dhe Alakesandar Vuçiq, kanë arritur marrëveshje e cila është hudhur poshtë nga Gjermania, ndërsa kryetari franbcez, Emanuel Makron, tani ka për detyrë që të mundësojë përsëritje të dialogut Kosovë- Serbi, ka thënë për Zërin  e Amerikës, Xhejms Huper, balkanolog shumëvjeçar dhe diplomat i rangut të lartë amerikan.

Huper ka deklaruar se Makron do të vizitojë Beogradin me iniciativë të kancelares gjermane, Angel Merkel, e cila, siç thotë ai, ka bllokuar marrëveshjen, të cilen praktikisht e kishin pranuar të dyja palët.

” Gjithçka që është dakorduar ka ndodhur diçka e pabesueshme, liderët kosovar dhe serb kanë arritur koncept, që ka nënkuptuar demarkimin e kufinjve, që ka përfshirë relativisht edhe edhe ndërrimin e vogël të territoreve, të cilën gjë nuk e kanë pranuar evropianët”, ka thënë Huper

Sipas fjalëve të tij, të dy liderët në një masë të caktuar kanë arritur deri tek marrëveshja, e cila nuk është pranuar nga evropianët, sidomos Gjermania, vendimi i së cilës ka qenë vendimtar. Për të është e pakuptueshme që marrëveshja gjithëpërfshirëse është hudhur poshtë, kurse në anën tjetër nuk është propozuar asnjë alternativë.

Eksperti amerikan ka shtuar se Gjermania de fakto ka koordinuar gjërat me kryeministrin, Ramush Haradinaj, i cili “ ka bllokuar marrëveshjen në Kosovë duke luajtur në letrën e nacionalizmit”, përderisa “ kancelarja Merkel ka bllokuar marrëveshjen brenda Unionit Evropian, në samitin e para disa ditëve për Ballkanin perëndimor në Berlin”.

“ Ka zhvilluar biseda të mundimshme me Aleksandar Vuçiqin, dhe mendoj se ka rezultuar me anulimin e marrëveshjes për të cilen Thaçi dhe Vuçiq janë munduar shumë. Jam i bindur se marrëveshja ishte e arritur, dhe se do të ndikonte hyrjen e shpejtë të Serbisë në BE, sikurse besoj se edhe Kosova do ta kishte më lehtë që të anëtarësohej në OKB”, ka thënë Huper.

Debakli në Berlin nënkupton dhe përfundimin final të marrëveshjes gjithëpërfshirëse në parim, mendon Huper. Ai gjithashtu thotë se nuk ekziston ndonjë alternativë për marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila sipas natyres së saj ofron përshtatshmëri të territoreve, të cilën Merkel e mohon si zgjidhje, thotë Zëri i Amerikës.