Hyri nën rrënoja për të shpëtuar jetë njerëzish pas tërmetit, Meta nderon mjekun hero

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka nderuar sot me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, mjekun Grei Malo, te cilin e ka cilesuar hero. 

Mjeku Malo, zbriti në terren menjëherë pas goditjes së tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Ai u fut nen rrënoja per te shpëtuar jetë njerëzish në të gjitha zonat e dëmtuara.

Nderkohe qe sic nenvizon edhe kreu i Shtetit, spikati me kontributin e tij të veçantë humanitar si anëtar i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile, për shpëtimin e të riut Klajdi Qato.

Postimi i Metës

Me nderim dhe mirënjohje të thellë, pata sot privilegjin të vlerësoja me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, mjekun hero Grei Malo, i cili zbriti në terren menjëherë pas goditjes së tërmetit tragjik të 26 nëntorit, duke hyrë nën rrënoja e shpëtuar jetë njerëzish në të gjitha zonat e dëmtuara, dhe spikati me kontributin e tij të veçantë humanitar si anëtar i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile, për shpëtimin e të riut Klajdi Qato.
Mirënjohje Grei Malos që dha një shembull të jashtëzakonshëm të sakrificës dhe profesionalizmit, duke na bërë krenarë dhe gëzuar respektin e të gjithë shqiptarëve!
Mirënjohje të gjithë anëtarëve të Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile!

mjek1mjek