Hyseni: VV po bën politikë nataliteti, kjo është e rrezikshme për gratë

Zgjim Hyseni i PSD’së ka kritikuar programet e partive politike. Thotë se të gjitha partitë kanë pjesë të ngjashme programore.

“Paga minimale tash është edhe në program të VV’së edhe në program të PDK’së edhe në program të LDK’së’, tha Gjinovci në T7.

“Për pagën minimale ka shumë hipokrizi”, thotë Hyseni.

“Sot nëse e shikon programin e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është dividenta fare”, shtoi ai.

“Unë e kam parë një lloj politike të natalitetit te VV çka unë e gjykoj se është jashtëzakonisht e gabuar dhe problematike”, thotë Hyseni.

“Janë politika që gjithmonë shkojnë në kurriz të të drejtave të grave. Këtu është kur flitet për pagesën e lehonisë”, tha ai.