I mituri në Shtërpcë tenton ta dhunojë një bashkëmoshatare, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person pasi që i njëri ka tentuar që ta dhunojë një të mitur, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Shtërpcë, 10.06.2021 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që kishte tentuar të dhunoj viktimën femër kosovare (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/