E Plotësuar: I riu i PDK-së, mund të vjetrit e saj (Dokument)

Në zgjedhjet e djeshme të Partisë Demokratike të Kosovës, krahas zgjedhjes së Kyetarit të saj, është bërë edhe zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues të këtij subjekti.

Uran Ismaili, kryetar i degës së PDK-së në Prishtinë dhe Ministër aktual i Shëndetësis, ka dalë si kandidat më i votuar i kësaj partie për anëtarë të Këshillit Drejtues duke lënë pas figura të rëndësishme të saj sikurse Hajredin Kuçi dhe Bedri Hamza.

Ismaili i prin listës ka marrë votat e 461 anëtarëve, pasuar nga Bajrush Xhemajli me 458 vota, Hajredin Kuçi me 453 dhe Bedri Hamza me 433 vota.