I riu pejan gjendet pa shenja jete

Gjatë ditës sot është gjetur pa shenja jete një person i cili dje pasdite ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët e tij.

Bëhet fjalë për të riun Baton Berisha nga Peja, i moshës 36 vjeçare.

Rasti fillimisht është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, toger Fadil Gashi.

“Dje është raportuar në orët e pasditës, për një person të zhdukur nga të afërmit e tij. Sot nga familjarët përmes telefonit policia është njoftuar rreth orës 13:00 për lokacionin e vendodhjes të tij i cili është gjetur nga familjaret në Sferkë të Thatë, menjeherë në vend të ngjarjës, kanë dalë të gjitha njësit relevante në vendngjarje, dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen. Rasti kategorizohet si hetim i vdekjes”.-tha Gashi për ‘RADIO 1’

Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës në Prishtinë, për tu hetuar shkaqet e vdekjes.