I shpëtohet jeta një 13 vjeçari në pishinën e Gërmisë, u gjet pa shenja jete

Një fëmijë rreth 13 vjeçar është gjetur pa shenja jete në pishinën e Gërmisë.

Ai është marrë më pas nga ekipe të mjekësisë urgjente dhe është dërguar për tretman në QKUK.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Daut Hoxha, për  Ekonomia Online  ka thënë se kemi marrë informacion se një fëmijës i është rrezikuar jeta dhe  në këtë rast kanë reaguar policia dhe ekipet e emergjencës.

“I njëjti është përcjellë për në Emergjencë”, ka thënë Hoxha, duke mos dhënë detaje tjera për gjendjen e fëmijut.