Ibrahimi: Lista Serbe po keqpërdor një privilegj që u jepet pakicave nga pakoja e Ahtisarit

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka thënë se Lista Serbe ka keqpërdorur një privilegj që u jepet pakicave nga pakoja e Ahtisarit, teksa ka thënë se me taktika zgjedhore kjo Listë ka arritur të lë jashtë përfaqësues nga disa komunitete.


Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Ibrahimi ka thënë se kjo jo vetëm se duhet dënuar por nuk duhet as të pranohet.

“Lista Serbe e ka keqpërdorur një privilegj që u jepet pakicave nga pakoja e Ahtisarit.
Kjo jo vetëm se duhet dënuar por nuk duhet as të pranohet. Duke përdorur taktika zgjedhore, kjo listë ka arritur të lëjë jashtë përfaqësues nga disa komunitete”.

“Nëse një manovër e tillë lejohet të bëhet praktikë normale, atëherë vendet e rezervuara për komunitete e humbin çdo kuptim”, ka shkruar ai.