Identifikohet i riu që mbeti i vrarë mbrëmë në Laç

Konflikti për një vend parkimi i ka marrë jetën 24 -vjeçarit Viktor Shkorreti, i cili është qëlluar për vdekje me kallashnikov mbrëmjen e djeshme në Laç. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë gjykatës së Kurbinit.Sipas policisë, fillimisht palët janë rrahur dhe me pas njëri nga të rinjtë ka nxjerrë armën nga makina dhe ka qëlluar Shkorretin i cili vdiq në vend.

Në komisariat janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje ndërsa janë ngritur post-blloqe të shumta për të bërë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar.Viktima Viktor Shkorreti, me origjinë nga Mirdita kishte disa vite që jetonte bashkë me familjen e tij në qytetin e Laçit, shkruan Klan plus.