Idrizi: Nxitja për vëllavrasje nga Bahtiri është e dënueshme, e papranueshme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi, ka thënë se dënon gjuhën dhunënxitëse nga Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.

“Nuk na duhet gjuha e dhunës dhe e urrejtjes, nga askush dhe ndaj askujt, as sot as kurrë!”.

Nxitja për dhunë e vëllavrasje nga i pari i komunës, në kohë pandemie, nuk do koment. Është e tmerrshme. E denueshme. E pa pranueshme. Nga të gjithë, pa dallim!”, është shprehur ajo përmes Facebook.

Ky reagim i saj vjen pas deklarimit të sotëm nga Bahtirt se Presidenti Hashim Thaci duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja, në të kundërtën sipas tij do të ketë vëllavrasje në vend.