IKSHP njofton se në Kosovë ekziston rreziku nga Virusi i Nilit (pickimi i mushkonjave) të Nilit

Institui Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në Ballkan është shfaqur virusi i Nilit.

Mirëpo IKSHP ka njoftuar se në Kosovë nuk ka të sëmurë por rreziku ekziston andaj ka apeluar për kujdes nga pickimi i mushkajave.

Sipas njoftimi të IKSHP-së, 80% e njerëzve të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë, mirëpo virusi i Nilit perëndimor mund të shkaktojë sëmundje fatale neurologjike tek njerëzit.

Ky virus transmetohet te njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave.

“Infeksioni tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara.
Mushkonjat infektohen pasi ushqehen me gjakun e zogjve të infektuar, të cilat qarkullojnë virusin në gjakun e tyre për disa ditë “ thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Sipas IKSHP-së, shenjat dhe simptomat që shfaqen tek rreth 20% e njerëzve pasi shumica dërmuese nuk shfaqin simptoma të infeksionit.

Simptomat përfshijnë temperaturë dhembje koke, lodhje dhe dhembje të trupit, të përziera, të vjella, herë pas here skuqje të lëkurës dhe ënjtje të gjëndrave limfatike.

Në rast të infeksionit periudha e inkubacionit zgjat prej 3 deri në 14 ditë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik parandalimit dhe zvogëlimi i rrezikut të infeksionit në njerëz në mungesë të vaksinën, mënyra e vetme për të zvogëluar infeksionin në njerëz është përmes vetëdijesimit dhe edukimit të popullatës rreth masave që mund të ndërmarrin për të zvogëluar rrezikun e ekspozimit ndaj virusit.